6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Këlni tronditet nga një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë ku jetojnë turqit

Më të lexuarat

Në këtë zjarr që ra në një godinë 5 katëshe me 15 banesa që është pronë e një qytetari turk, humbën jetën dy persona ku njëri ishte gjerman e tjetri shqiptarë.

Pas fatkeqësisë së zjarrit që ra në qytetin Backnang të Gjermanisë, ku humbën jetën 8 qytetarë turq, kësaj radhe një lajm tjetër erdhi prej qytetit Këln.

Në zjarrin që ra në një apartament në qytetin Këln, ku jetonin qytetarët turq, kanë humbur jetën dy persona në mesin e të cilëve njëri ishte gjerman.

Njoftohet se në mesin e 13 personave të helmuar nga tymi 8 janë turq.

Në këtë zjarr që ra në një godinë 5 katëshe me 15 banesa që është pronë e një qytetari turk, humbën jetën dy persona ku njëri ishte gjerman e tjetri shqiptarë.

Ndërhyrjen e parë ndaj zjarrit e bëri një qytetar turk që jetonte në godinën përballë.

Pas 6 orë përpjekjeve të mundimshme zjarri arriti të fiket dhe zjarrfikësit shpëtuan 20 persona.

Departamenti i policisë në Këlnë nuk bëri ndonjë deklaratë në lidhje me zjarrin me arsyetim se hetimet vazhdojnë.

Dyshimet janë të përqendruara se zjarri mund të ketë shpërthyer në karrocën e foshnjave që gjendej në hyrje të apartamentit. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit