10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

FILLOI STINA E TULIPANËVE NË STAMBOLL

Më të lexuarat

Së bashku me pranverën në Stamboll filloi edhe stina e tulipanëve.

14 milionë e 420 mijë tulipanë të mbjellur këtë vit në Stamboll do ta zbukurojnë qytetin me një paletë ngjyrash.

Me miliona tulipanë me ngjyra dhe 270 lloje të ndryshme do të zbukurojnë një numër të madh të vendeve me në krye parkun Gylhane (Gülhane) dhe në pyjet Emirgan (Emirgan), Jëlldëz (Yildiz), Kopshtin e trëndafilave në Goztepe, Fetihpasha (Fetihpaşa), Çamllexha (Çamlıca) dhe Çubukllu (Çubklu).

Banorët e Stambollit u dyndën në këto parqe dhe pyje për ti parë këto lule të bukura.

Pylli i Emirganit i zbukuruar edhe më shumë me tulipanë ditën e diel ishte njëri prej vendeve më të frekuentuara.

Fëmijët u argëtuan në parkun e lojërave.

Ndërsa të rriturit u shplodhën duke bërë piknik.

Muaji i prillit është muaji i tulipanëve në Stamboll.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit