Katër hadithe që do të na mësojnë katër shkathtësi të rëndësishme

0
188

Ju sjellim katër hadithe të Pejgamberit a.s. që na japin katër shkathtësi të rëndësishme në jetë, sepse ato ndërthurin parimet morale dhe sjelljen e mirë.

I Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e gjykimit le të flas mirë ose le të heshtë. (Buhariu dhe Muslimi).
Aftësia e kontrollimit të gjuhës

Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: “Nga Islami i mirë i një njeriu është largimi nga ajo që nuk i intereson”(Ahmedi), Tirmidhiu etj.. )
Shkathtësia e kontrollimit dhe largimit nga thashethemet

Ebu Hurejra r.a. rrëfen se Pejgamberit, a.s. i kishte ardhur një njeri dhe për të kërkuar këshillë, ndërsa ai i kishte thënë: “Mos u zemëro!” Njeriu e kishte përsëritur kërkesën nga Pejgamberi, a.s. disa herë ndërsa i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në të gjitha herët iu ishte përgjigjur: “Mos u zemëro!” (Buhariu)
Shkathtësia e vetëkontrollit

I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s. ka thënë:“Askush prej juve, nuk ka besuar, nëse nuk dëshiron për vëllain e tij, atë që dëshiron për vete.” (Buhariu dhe Muslimi)
Shkathtësia e pastrimit të zemrës