12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Liria e shprehjes: I tha ke gruan plakë!- Ja si reagoi makron ndaj presidentit të Brazilit

Më të lexuarat

Kur presidenti Brazilian Bolsonaro foli për bashkëshorten e makronit 66 vjeçare, ky i fundit u prek, u ofendua, u indinjua dhe u ndje i fyer; kështu ai filloi një luftë frontale me Bolsonaron në mënyrë që të vendoste në vend nderin e gruas së tij.
Ai e quajti Bolsonaron të pacipë, të paturp dhe të pa denjë për të qënë president i Brazilit.
Në këtë rast fjala dhe mendimi i lirë lëndoi makronin dhe gruan e tij, dhe ai këtë e ktheu në luftë diplomatike; edhe pse se i thanë një të vërtetë, se gruja e tij është plakë!
Po përse makroni kërkon nga muslimanët që të mos lëndohen, të mos fyhen, të mos preken e të mos indinjohen kur u fyejnë padrejtësisht njeriun më të dashur dhe më të shtrenjtë, Profetin Muhamed?!

makron, ti je i pacipë, i padenjë dhe i paturp, dhe nuk meriton të udhëheqësh Francën, por nëse dhe francezët mendojnë si ty, dikush duhet t’ju thotë se nuk jeni më në kohën e kolonive, dhe se në francë janë afro 6.000.000 muslimanë që preken.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit