Katari, miliardat e armëve dhe një raketë që i nxori të pavlefshme

Më të lexuarat

Katari ka shpenzuar shuma marramendëse për të blerë sistemet më moderne të mbrojtjes ajrore nga Perëndimi: Patriot PAC-3 amerikan, NASAMS-2 norvegjez, Rapier britanik dhe Roland franko-gjerman. Vetëm kontratat e blerjes, trajnimit dhe mirëmbajtjes kapin vlerën e mbi 20 miliardë dollarëve.

Por ironia e hidhur është se të gjitha këto sisteme, të reklamuar si “të pathyeshme”, u çaktivizuan me një shtypje butoni. Dhe kështu, miliardat e shpenzuar nuk i dhanë asgjë Katarit as siguri, as garanci.

Ky episod nxjerr në pah një të vërtetë të hidhur: armët që u shiten vendeve arabe nga SHBA dhe Evropa janë shpesh më shumë biznes se siguri. Në rastin më të keq, ato kthehen në mjete për të vrarë vetë popujt myslimanë ose për t’i shtyrë vendet arabe drejt përplasjes me njëri-tjetrin.

Ajo që e bën situatën edhe më tronditëse është fakti se, sipas bturimeve, vetë Donald Trump ka dhënë miratimin për goditjen e Dohas vetëm disa muaj pasi kishte përfituar nga Katar mbi 1.2 trilion dollarë dhe një avion luksoz si “dhuratë”.

Për të kompletuar skenën, kryeministri i Katarit doli hapur në mediat ndërkombëtare dhe pranoi se sistemet e radarëve dhe mbrojtjes ajrore të vendit nuk arritën të zbulonin avionët dhe raketat izraelite. Një deklaratë e cila, në vend që të shpjegojë, shtroi pyetjen më thelbësore:

Ç’kuptim kanë miliardat që vendet arabe shpenzojnë çdo vit për armatime, kur një raketë e vetme mjafton për të treguar se janë të pavlefshme?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit