5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Katari dënon fuqishëm bombardimin e ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe në Gaza

Më të lexuarat

Katari dënon fuqishëm bombardimin e ndërtesës së Gjysmëhënës së Kuqe të saj në Gazën nën bllokadë nga ana e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Jashtme e Katarit tha se vendosja në objektiv e institucioneve të medias dhe të ndihmës humanitare në Gaza është shkelje e hapur e normave, ligjit ndërkombëtar dhe vlerave humanitare. “Ftojmë komunitetin ndërkombëtar të dënojë këtë akt mëkatar si dhe të tregojë më shumë përpjekje për të mbrojtur civilët, gazetarët dhe punonjësit e ndihmës humanitare”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën ku dënohet fuqishëm bombardimi i kryer ndaj Qendrës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, rikujtohet se në Gaza është goditur edhe ndërtesa me 13 kate e emërtuar Cela në të cilën ndodheshin zyra e televizionit të Al Jazeera dhe e shumë institucioneve të tjera të medias.

“Katari nuk do të mbetet pas në asnjë përpjekje për të mbështetur kauzat e drejta të vëllezërve të saj në Palestinë”, theksohet më tej.

Në vazhdim thuhet se Yousef Sultan Larem, drejtori i Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme të Katarit, në takimin e jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Bashkëpunim Islam (OBI) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndalojë sulmet e “spastrimit etnik” të Izraelit ndaj popullit të Palestinës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 212 persona, përfshirë 61 fëmijë dhe 36 gra ndërsa janë plagosur 1.400 të tjerë. /aa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit