8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rripi i Gazës: sa fëmijë janë shuar në më pak se dy javë

Më të lexuarat

Izraeli vazhdoi bombardimin e Gazës nga ajri të martën dhe nuk ka indikacione për një armëpushim pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për t’i dhënë fund konfliktit pas më shumë se një jave.

Zyrtarët mjekësorë në Gaza thonë se 217 palestinezë, përfshirë 63 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 1,400 janë plagosur që nga fillimi i luftimeve më 10 maj. Autoritetet izraelite thonë se 12 vetë u vranë në Izrael, duke përfshirë dy fëmijë.

Gati 450 ndërtesa në Rripin e Gazës janë shkatërruar ose dëmtuar rëndë, përfshirë gjashtë spitale dhe nëntë qendra shëndetësore, tha Agjencia Humanitare e Kombeve të Bashkuara..

Izraeli pretendon se më shumë se 3,450 raketa u lëshuan në të nga Gaza, disa prej të cilave ranë, dhe të tjerët u eliminuan nga sistemi anti-raketor Mburoja e Hekurt. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit