22 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Kasami: Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë (Video)

Më të lexuarat

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur rreth zgjerimit të koalicionit qeveritar, ku ka bërë të ditur se edhe partia që ai drejton do të jetë pjesë e qeverisë së Zaevit.

Ai tha se Lëvizja Besa do t’i japë impuls shtesë kapacitetit reformues të qeverisë.

“Në takimin me kryeministrin u dakorduam që ka gatishmëri të dyanshme që Lëvizja Besa të jetë pjesë e qeverisë. Ndërsa ka mbetur që në takimin e radhës, që parimisht u morëm vesh që të jetë në fillim të javës së ardhshme, të bisedohet konkretisht për përgjegjësitë që duhet të merr Lëvizja Besa”, tha mes tjerash Kasami.

Ai gjithashtu tha se në fillim kanë qenë gabim në përceptimin e qeverisë, ndërsa kryeministri Zaev ka qenë ai që i ka bidur se është ai që përcakton politikat dhe orientimin e shtetit.

https://youtu.be/uYeiKoalnBU

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit