KAOSI

Më të lexuarat

Allahu është i mirë dhe e do të mirën.
Çdokush nga ju është qoban dhe çdokush do të përgjigjet për tufën që ka në përgjegjësi.

Tek ne, elitat (qobanët) tanë janë përgjegjësit e kaosit, sepse edhe pas 35 viteve pavarësi nuk ditën apo nuk mundën ta rrumbullakësojnë aspektin juridiko-kushtetues të statusit tonë në këtë shtet, dhe sot, si rezultat i kësaj pamundësie, ne jetojmë të padefinuar juridikisht – edhe pse populli sakrifikoi gjithçka.

Sot vërejmë se çdo parti politike që dëshiron të na i cungojë të drejtat tona, shumë lehtë mund ta bëjë këtë, sa që këtij turi mund t’i bashkëngjiten organizata joqeveritare apo edhe individë të vetëm, me atë që e dërgojnë ligjin në Gjykatën Kushtetuese, dhe neve na zë panika: a thua vallë a mundemi edhe ne ta kontestojmë ndonjë ligj që e tangon palën tjetër? Edhe sikur pas kësaj kërkese të ishim rreshtuar i tërë populli te Gjykata Kushtetuese, besoj se nuk do të mundnim të bënim asgjë – pikërisht për atë që thashë më herët: se ne nuk jemi komb i definuar në aspektin juridiko-kushtetues.

Në një pyetje të akademik Ferid Muhiq, nëse është e vërtetë se SHBA ka kushtetutën më demokratike dhe më të vjetër, ai u përgjigj: “Po, ama për të bardhët.”
Kjo premisë i ngjan vendit tonë.

Sikur kësaj t’ia shtojmë gjendjen ekonomike apo gjendjen arsimore dhe edukative, ky jaz do të shtohej edhe më shumë.

Prandaj, e keqja s’ka fund – për fat të keq nga ata që na udhëheqin dhe gjërat i shohin me prizmin e interesit vetjak, herë-herë edhe grupor. Por kur të bëhet keq për popullin, një ditë ajo e keqe do të trokasë në derën tënde.

E kuptoj që ndonjëherë kopeja mund të gabojë dhe me siguri është keq, por asesi nuk mund ta përbij që qobani të bëjë keq dhe ta çojë kopenë te ujku. Sepse pasi ta kryejë punën me kopenë, gjthqysh do të të vijë radha ty.

Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit