12.6 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022

Kamata (pj.4) Kamata në shoqëritë e lashta dhe legjistacionet qiellore para islamit

Më të lexuarat

Kamata në shoqëritë e lashta dhe legjistacionet qiellore para islamit

Dijetari i parë Aristoteli ka diskutuar në librin e tij të njohut”Politika”çështjen e kamatës duke bërë dallimin midis dy llojeve të fitimit.Njëri prej tyre ka për qëllim realizimin e nevojave reale të individit,kurse tjetri ka për qëllim të tij kryesor shtimin e pasurive dhe investimet e tyre deri në pafundësi.Ky është ai fitimi i poshtër dhe i paligjshëm.Kamata bën pjesë në këtë lloj fitimi sepse rruga që ndiqet për të fituar vjen nga vetë paraja dhe paraja nuk lind para.Kjo është edhe arsyeja përse kamata është një fitim që bie në kundërshtim me natyrën,sepse ajo e devijon funksionin e parasë,funksion për të cilin është krijuar i cili është ndërmjetësimi i tranksasioneve.Kurse Platoni e nënçmon kamatën në librin e tij”Ligji”dhe ka ndaluar praktikimin e saj duke thënë:”..nuk i lejohet personit të japë borxh me kamatë”.Ai e ka konsideruar fajden në ç’farëdolloj mase qoftë një fitim jo natyral sepse ajo(kamata)përmban realizimin e prodhimit pa pjesmarrjen e të zotit të saj në ç’farë do lloj pune apo funksioni.

Kurse Romakët edhe pse ishin prej popujve që ligjëruan ligje për mbrojtjen e qytetarëve dhe caktimin e kufirit për fajden siç citohet me”Ligjin e dymbëdhjetë rregullave”[1]do të gjejmë disa filozofë të cilët kritikojnë dhe sulmojnë fuqishëm sistemin e kamatës siç bëri “Çiçroni”i cili kritikoi kamatën dhe ndaloi praktikimin e saj përfundimisht dhe në llogjikën e këtij filozofi romak krimi i kamatës dhe ai i vrasjes janë të njëjtë.

Të gjitha fëtë e kanë ndaluar praktikimin e kamatës.Tekstet e marra nga Dhiata e Vjetër që lidhen me kamatën i faturojnë çifutëve pozicionin e dallimit racial të pështirë i cili sjell ndalimin e kamatës midis tyre dhe e lejon atë me të tjerët siç transmetohet në kapitullin e ( …………………………….):”Dhe mos i jip borxh me kamatë,kamatë argjëndi apo kamatën e diçkaje që jipet oarxh me kamtaë dhe mos vemdos mbi të(borxhin)kamatë”

Transmetohet gjithashtu :”Nëse  i jep borxh popullit tim të varfër …mos u sill si ata që japin kamatë dhe mos vendos mbi të kamatë”edhe pse Teurati nuk i ka shpëtuar manipulimve do të gjesh tekste të cilat ndalojnë kamatën në mënyra absolute si në rastet kur ke të bësh me një çifut si dhe në rastet kur nuk ke të bësh me një të tillë dhe që lavdërojnë ata të cilët nuk  e praktikojnë kamatën si p.sh:”Ata të cilët kanë frikë zotin,që falin atë që i ka rënë në qafë,që nuk bëjnë be apo japin argjënd me kamatë dhe nuk pranojnë rryshfet nga i pafajshmi.Kush punon  kështu nuk do të lëkundet përgjithmonë”[2]

“Kujt i shtohet pasuria me kamatë,të varfërit nuk do tia falin atë që ka mbledhur”[3]

“Jep kamatë dhe mblidh fitim a do të rrojë?Jo,nuk do të rrojë”[4]

Vetëm se çifutët e devijuan fjalën nga pozicioni i saj dhe bënë dallim midis çifutit dhe jo çifutit dhe thanë se ajo(kamata)është e ndaluar midis tyre dhe e lejuar të praktikohet me të tjerët.Kurse përsa i përket Krishtërimit,njerëzit e kishës dhe paria e saj janë në një mendje,ashtu ashtu siç janë në një mendje të gjitha instancat,se mësimet e dhëna nga Isai e ndalojnë praktikimin e kamatës në mënyrë absolute saqë edhe baballarët e Juzuizmit të cilët akuzohen në shumicën e rasteve se anojnë nga lejimi dhe toleranca ndaj kërkesave të jetës,transmetohen nga ata deklarata të prera në lidhje me kamatën siç është thënia e Sekubarit [5]”:”Ata që marrin kamatën e humbin nderin e tyre në jetën e kësaj bote dhe atyre nuk i takon të qefinosen pas vdekjes”.

Të mos harrojme teorinë e Tomas Akuinit rreth moslegjitimitetit të kamatës dhe përballjen e tij me mendimet e bashkëkohësave të tij duke thënë:”koha është pronë e Allahut dhe nuk i lejohet askujt të marrë para për një gjë që nuk e posejdon”.

Kurse Martin Luther i cili është themeluesi i rrymës protestante është treguar i ashpër në ndalimin e kamatës ku përgatiti një dorëshkrim rreth tregëtisë dhe kamatës,ku ndaloi shumë prej shitblerjeve me kamatë duke  u zgjeruar në shtjellimin e tyre.

Është mëse e sigurtë që Krishtërimi ka ecur më larg se Jehudizmi në lidhje me kamatën.Jehudizmi e ndaloi kamatën vetëm në mes të çifutëve duke përjashtuar të tjerët,kurse krishtërizmi ka këmbëngulur që borxhmarrësit ti kërkohet vëtëm se borxhi:“madje dojini armiqtë tuaj,jipni borxh pa kërkuar diçka më tepër dhe për këtë shpërblimi juaj do të jetë  i madh”.[6]

Kushtu e kërkon drejtësia,që dhënësit të borxhit ti kthehet vetëm kapitali i tij,pa shtuar apo pakësuar diçka.

 

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit