6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Kamata (pj.3) Dispozita e kamatës

Më të lexuarat

Dispozita e kamatës

Nëse  I referohemi burimeve të legjistacionis  Islam[1] do të gjejmë se kamata për të cilën bën fjalë Kurani për ndalimin e saj-”Allahu lejoi shitblerjen dhe ndaloi kamatën”-është kamata vonesës[2]e cila njihej në periudhën e injorancës,e cila ndërtohej mbi ligjin”Më jip kamatë të ta shtyej(Borxhin)”që do të thotë se nëse dëshiron të shtysh afatin e borxhit atëhere shtoje atë.Muxhahidi në tefsirin e Taberiut thotë për kamatën e vonesës që praktikohej në periudhën e injorancës:”Në periudhën e injorancës nëse dikush i kishte dikujt tjetër borxh i drejtohej duke thënë:të jap kaq e kaq nëse ti ma shtyn këtë borxh dha ai pranonte.”Në periudhën e injorancës njerëzit jepnin një sasi parash në mënyrë që ç’do muaj të përfitotnin një sasi parash dhe kur afati i kapitalit të dhënë vinte,borxhliut i kërkohej borxhi e nëse nuk mundte ta shlyente atë,borxhdhënësi ia shtynte afatin përkundrejt një shtese parash.[3]

Kurse kamata e shtesës është shitja e mallrave dhe vlerave të njëjta e shoqëruar kjo me një shtesë(të njëanëshme)dhe ideja për të cilën kanë rënë dakort shumica e dijetarëve që shfletojnë argumentat është se shitja e arit me arë,argjëndit me argjën,gruri me grurë,kripa me kripë me gjithë shtesë.

Kamata përfaqëson fitimet më të pista sepse ajo është e ndaluar në legjistacionin Islam duke e konsideruar atë që e lejon atë prej grupit të jobesimtarëve me argument thënien e Allahut xh.sh:”Allahu nuk  e don ç’do jobesmtar mëkatar”(El-Bekare 276).Islami e ka ndaluar kamatën në të gjitha llojet,format dhe ngjyrat e saj,sepse ajo përbën një fitim të pisët dhe pasuri të ndaluar,pasuri të cilën të pasurit kamatëdhënës[4]e marrin nga të varfërit nevojtarë pa të drejtë,pa mundim dhe pa punë.Kamata është e ndaluar në Kuran,sunet dhe me unanimitetin e mendimeve të dijetarëve,një ndalesë e egër kjo,që bën të domozdoshme përjetësinë në zjarr.Allahu xh.sh thotë:” Allahu lejoi shitblerjen dhe ndaloi kamatën”dhe thotë përsëri:”O ju që besuat,kijeni frikë Alalhun dhe lëreni atë që ka mbetur nga kamata nëse jeni besimtarë,e nëse nuk e bëni këtë atëherë shpallini luftë Allahut dhe të dërguarit të tij,e nëse pendoheni atëhërë juve ju përket vetëm kapitali juaj,kështu nuk bëni dhe nuk ju bëhet padrejtësi”(El-bekare 279).Kjo ndalesë është e shoqëruar me shdukjen e bereqetit nga pasuria-“Allahu e zhduk kamatën dhe shton lëmoshat(El-Bekare276).I dërguari i Allahut a.s thotë:”Allahu e ka mallkuar ngrënësin e kamatës,dëshmitarin dhe shkruesit e saj”[5].

Pra kamata është prej gjynaheve të mëdha dhe ajo asnjëhërë nuk ka qënë e lejuar në asnjë lloj legjistacioni fetar.Argument për këktë është thënia e Allahut xh.sh për çifutët:”..për marrjen e kamatës prej tyre edhe pse ishin të ndaluar ta merrnin atë”në librat e mëparshëm.Allahu nuk ka paralajmëruar dikë me luftë vëtëm se ngrënësit e kamatës:”… e nëse nuk e bëni këtë atëherë shpallini luftë Allahut dhe të dërguarit të tij”(El-Bakare 279).

Për të treguar neveritjen karshi kamatës,paturpësisë së saj dhe rrezikshmërisë së lartë që ajo paraqet për musliamnët i dërguari Allahut a.s thotë:”Kamata ka shtatëdhjetë e tre porta,më e lehta është sikur burri të bëjë marrëdhënie me nënën e tij,me të vërtetë kamata e kamatave është nderi i burrit musliman”[6]

Mjafton të kuptojmë ajkën e këtyre fetvave të dhëna nga imam Malik Bin Enes,imami i medines kur dikush i erdhi për ta pyetur për një ngjarje që i kish ndodhur atij duke iu drejtuar:”O babai i Abdulit,kam parë një burrë të dehur që lëkundej,i cili donte të merrte verën dhe thashë:Gruaja ime është e ndarë nëse do të ketë gjë më të keqe që hyn në barkun e birit të Ademit se vera!Imam Ahmedi i tha:”Kthehu sa të shikoj për këtë punë.!Burri i erdhi ditën e nesërme dhe Imami iu drejtua:”Kthehu sa të shikoj për punën tënde!Burri u kthye përsëri,e më pas u kthye përsëri ditën e nesërme dhe Imam Maliku i tha:”Gruaja jote është e ndarë,sepse unë shfletova librin e Allahut dhe sunetin e të dërguarit të tij dhe nuk pashë gjë më të keqe se kamata sepse Allahu ka shpallur për të luftë,duke iu referuar thënies së tij drejtuar ngrënësit të kamatës:” atëherë shpallini luftë Allahut dhe të dërguarit të tij”(El-Bakare 279).[7]

Transmetohet nga Ebu Hurejreh se i dërguari i Allahut a.s ka thënë:”Do të vijë një kohë për njerëzit ku do të hanë kamatën.Ubu Hurejreh thotë:Dikush iu drejtua të dërguarit të Allahut:Të gjithë njerëzit?!I dërguari i Allahut a.s tha:”Ai që nuk do të hajë prej tyre do të marrë prej pluhurit të saj”[8]

Ajo që vihet re sot është se ç’do fjalë prej fljalëve të të dërguarit të Allahut tingëllon realiste,për të treguar madhështinë dhe vërtetësinë e mesazhit të tij,sepse ai nuk flet nisur nga epshet,pra sikur i dërguari i Allahut ka parë përgjatë shekujve tymin e kamatës dhe pluhurin e saj të zi dhe të mallkar,e atë që ka prekur shiun e saj është tharë dhe ai që nuk e ka prekur atë me rrotat e tij është prekur prej pluhurit të saj.Nuk ka dyshim se transaksionet[9] me kamatë janë përhapur shumë dhe nuk ka shpëtuar prej saj vetëm se ai që e ka mëshiruar Allahu xh.sh.

Ai që konsumon kamatën do të dridhet ashtu siç dridhet ai që ka shkelur shejtanin dhe kjo është ajo lodhje,stres dhe mos stabilizim i sotëm.Shpërblimi është pjellë e punës,për shkak të neglizhencës sonë dhe prishjes së potencialeve tona dhe i tillë si rrjedhojë ishte edhe shpërblimi.Ah sikur shumë prej nesh ta kuptonin këtë gjë të thjeshtë!!

Pa dyshim se rrjeti i kamatës sot po e rrjep njerëzimin.Ky sistem i kamatës sot ka mundur në kohët tonë moderrne të përqëndrojë pushtetin e vërtetë në duart e një grupi që nuk kanë për njerëzimin pikë mëshire.

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

 

 


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit