22.5 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Islami, feja që rritet më shpejt në botë

Më të lexuarat

Sipas një studimi të kryer nga kompania amerikane “Pew”, Islami është feja që vazhdon të rritet më shpejt në botë, në 2060-n myslimanët do të barazohen me të krishterët.

Një hulumtim i kompanisë “Pew”, me seli në Shtetet e Bashkuara (ShBA), ka zbuluar se Islami është feja me rritjen më të shpejtë sot në botë.

Sipas studimit në fjalë deri në vitin 2060, numri i myslimanëve në botë do të arrijë numrin e të krishterëve.

Në vitin 2015, të krishterët përbënin 31 për qind e popullsisë së botës, kurse myslimanët përbënin 24 për qind.

Të dhënat tregojnë se deri në vitin 2060, numri i myslimanëve do të rritet në 3 miliardë dhe ata do të përbëjnë rreth 31 për qind të popullsisë botërore.

Sipas përllogaritjeve edhe numri i numri i të krishterëve do të rritet në 3 miliardë e 100 milionë, që korrespondon me 31,8% të popullsisë së botës.

Studimi parashikon që numri i njerëzve pa përkatësi fetare të ulet në 12%, nga 16 për qind që është për momentin.

Një rënie pritet të ndodhë edhe në numrin e hinduve dhe budistëve.

Pew parashikon që në vitin 2060 popullsia e botës të rritet deri në 9 miliard e 600 milion.

Studimi rritjen më të ngadalshme të popullsisë së krishterë e shpjegon me raportin e vdekjeve dhe lindjeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit