20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Kalın dënon ashpër ligjin kontrovers izraelit

Më të lexuarat

“Është e pamundur të pranohet ky hap racist, i cili tregon përpjekjet për fshirjen e popullit palestinez nga atdheu i tyre jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe ligjore”, tha Kalın për AA

 

ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, dënoi ashpër ligjin e miratuar sot në parlamentin izraelit (Knesset) i cili e definon Izraelin si shtet-komb hebre, raporton Anadolu Agency (AA).

“Është e pamundur të pranohet ky hap racist, i cili tregon përpjekjet për fshirjen e popullit palestinez nga atdheu i tyre jo vetëm në mënyrë fizike, por edhe ligjore”, tha Kalın për AA.

Kalın tha se Turqia i kundërshton përpjekjet e qeverisë izraelite për krijimin e një shteti të aparteidit dhe formimin e vendbanimeve të reja ilegale që synojnë largimin sistematik të palestinezëve.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të reagojë kundër kësaj padrejtësie që ndodhi para syve të gjithë botës”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit