14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Kalaja historike e Gaziantepit, e dëmtuar nga tërmetet, dëshmon për intensitetin e dridhjeve

Më të lexuarat

Kalaja e Gaziantepit, që ndodhet në një kodër në qendër të qytetit, ka një histori mijavjeçare

Pamje të ndryshme ajrore të kalasë historike të Gaziantepit dëshmojnë për intensitetin e tërmeteve me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë që goditi pjesën jugore të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Kalaja e Gaziantepit, që ndodhet në një kodër në qendër të qytetit, ka një histori mijavjeçare. Ndonëse nuk dihet saktë se kur është ndërtuar, lokacioni ka shërbyer si pikë vëzhgimi për Perandorinë Hitite rreth 3000 mjet më parë.

Sipas zbulimeve arkeologjike, lokacioni gjithashtu ka shërbyer si pikë vëzhgimi për Perandorinë Romake, të cilët kanë fortifikuar dhe zgjeruar kalanë, e cila gjithashtu është restauruar disa herë gjatë historisë.

Sipas të dhënave të fundit nga e Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), të paktën 42.310 njerëz humbën jetën nga dy tërmete të forta që goditën pjesën jugore të Türkiye-s më 6 shkurt.

AFAD njoftoi se pas tërmeteve me epiqendër në Pazarcık dhe Elbistan të provincës Kahramanmaraş u regjistruan gjithsej 7.184 pasgoditje.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 goditën 10 provinca të tjera, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazığ dhe Şanlıurfa.

Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.

Disa vende në rajon, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit