14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ju lutem mos i ndihmoni fëmijët e mi

Më të lexuarat

Autore: Kate Bassford Baker

Prindër të dashur nga parku:

Ju lutem mos e ngjitni vajzën time në krye të shkallëve, në veçanti pasi më dëgjuat se ju thash që unë nuk do të veprojë unë ashtu dhe i nxita dhe inkurajova që të mundohen vet.

Nuk rri këtu më kot këtu, pesë metra larg fëmijëve të mi dhe as nuk jam përtace që të ngrihem. Qëndrojë këtu ngase nuk kam ardhur këtu në park që ti mësoj të manipulojnë me të tjerët dhe të tjerët t’ua kryejnë punët. I solla këtu që t’i mësojë ti kryejnë punët vetë.
Nuk i kam sjellë këtu që të jenë në krye të shkallëve, por që të mësojnë të ngjitin shkallët. Në rast se nuk mund ta bëjnë vetëm, do të përjetojnë dëshpërim. Por në anën tjetër, ato do të kenë qëllim dhe motivim për ta arritur cakun.

Në ndërkohë, ata mund ti përdorin shkallët… Unë dua që ato të mërziten nga kufizimet e veta dhe të vendosin që të përpiqen akoma më tepër që pa ndihmën time ta arrijnë qëllimin.

Nuk është puna ime, dhe me siguri as e juaja që ti ndalonim ato të ndjejnë frustrim, frikë dhe siklet. Nëse unë e bëjë këtë, do t’ua shkurtoja mundësinë e mësimit se ato nuk paraqesin fundin e botës, dhe se kanë mundësi t’i tejkalojnë dhe përdorin në dobi të tyre.
Në rast se ngecin, nuk duhet shpejtuar t’i shpëtojë. Në rast se ashtu veproj, do t’ua shkurtoj mundësinë e mësimin të vetë-qetësimit, vlerësimit të situatës dhe tentimit ta zgjidhin problemin në mënyrën e vete.

Nuk jam këtu që ti mbrojë nga rënia. Në rast se veproj ashtu, do t’ua shkurtoja mundësinë të mësojnë se është e mundur të bien, por ia vlen rreziku dhe mundësia që sërish mund të ngrihen.
Unë dëshiroj që vajzat e mia ti njohin emocionet gjatë tejkalimit të frikës, dyshimit dhe arritjeve të sukseseve që rëndë arrihen.
Dëshiroj që të kenë besim në aftësitë e veta dhe të jenë të sigurta dhe të vendosura në veprimet e tyre.

Dëshiroj ti pranojnë kufizimet personale deri sa nuk gjejnë mënyrë si mund t’i kalojnë sfidat me mundësitë e tyre personale.

Dëshiroj të ndjehen të afta të sjellin vendime të rëndësishme, t’i zhvillojnë aftësitë personale, të ndërmarrin rrezik në rast nevoje dhe të ballafaqohen me ndjenjat e tyre personale.

Edhe krahas dashamirësisë suaj, unë akoma dëshiroj që ato vetëm të ngjiten tek shkallët. Ngase e di që ato munden . E di atë. Ndërsa nëse ju japë pak hapësirë dhe kohë, do ta kenë të qartë këtë edhe ato.

Sa herë nisem edhe unë të them “kujdes!”, por kafshoj gjuhën që dhemb dhe rri anash.

Ngase kur të rriten, pengesat do të bëhen akoma më të mëdha, më të frikshme dhe më të rënda për ngjitje.

Nuk e di për ju, por unë dëshiroj që tani të fitojnë përvojën e nevojshme kur plagosja në kokë apo gju, kalon dhe shërohet me një puthje të vetme dhe deri sa edhe kodrinat më të larta mund të fitohen duke bërtitur “Unë mendoj se mundem, mendoj se mundem”…

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit