7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Jovanoviq: Nuk më duan rivalët politik për shkak të qëndrimeve të mia ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se partia e tij po kontestohet nga politika e Serbisë, vetëm se dëshiron një rrugë paqësore për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë për Tanjug se bisedimet që po bëhen për formimin e qeverisë po e përjashtojnë partinë e tij, për shkak të orientimeve paqësore karshi çështjes së Kosovës dhe problemeve të tjera që ka Serbia.
“Problemet aktuale, të cilat kur flas, nënkuptojnë Kosovën, Bosnjë Hercegovinën…duhet të zgjidhen duke parë interes të çdonjërit. Nuk kemi kohë të presim dhe ne duhet të krijojmë Evropën tonë brenda Ballkanit”, ka thënë Jovanoviq./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit