Jeta e fshehtë e Jahja es-Sinvarit: Udhëheqësi që hante më pak për të ushqyer luftëtarët e tij

Më të lexuarat

Kujdesej për ushqimin e luftëtarëve të tij në Khan Junis. Kur e përgatiste vetë me duart e tij, merrte vetëm një të katërtën e bukës për vete, ndërsa pjesën tjetër ua linte atyre, duke qëndruar zgjuar për të ruajtur qetësinë e tyre.

Ulej me secilin luftëtar dhe e pyeste për hollësitë e operacionit  si do ta realizonte. E njihte hartën e terrenit në çdo detaj, madje edhe para se të vendosej aty.

Mes tij dhe tankeve ndaheshin vetëm disa metra, dhe megjithatë dëshironte të merrte pjesë vetë në përleshje e t’i sulmonte, por luftëtarët e ndalonin, duke mos e lejuar ta bënte këtë.

Ishte i fundit që u tërhoq nga Blloku C në Khan Junis. U gjend nën rrethim në një ndërtesë, gati për përballje, por urdhri i Zotit ishte që ushtria të tërhiqej dhe të mos përparonte në atë zonë.

Gjeti ushqim të armikut dhe refuzoi ta hante, duke thënë: “Ushqimin që populli ynë nuk e ha as ne nuk do ta hamë.”

Thërriste të rinjtë në terren, i vizitonte papritur, duke ndezur në ta zjarrin dhe forcën. E pamë këtë në trimërinë e tij një njeri fisnik, i denjë dhe i palëkundur.

Një ditë, teksa ishte në makinë afër vendit ku ndodheshin fëmijët e tij, tha: “Do të doja të paktën të shihja Ibrahimin ose njërin prej djemve të mi që ta përqafoja…” Shoku i tij i propozoi t’i vizitonte, por ai refuzoi, nga frika se kjo mund t’i vinte njerëzit në rrezik nga ndonjë sulm.

Netët e tij ishin të mrekullueshme falte namazin e natës nga mesi i saj deri në agim, ndërsa ata që ishin pranë tij dëgjonin lotët e tij. Pastaj falte sabahun dhe qëndronte në vendin e tij deri në lindjen e diellit.

Në ditët e tij të fundit në Rafah, hapi agjërimin me luftëtarët e tij me një kuti fasule. Njëri prej tyre kërkoi leje për të shkuar të siguronte më shumë ushqim, por ai iu përgjigj: “Bëhu dëshmor ndërsa sjell armë mos u vrit duke kërkuar ushqim!”

Ky është një rreze drite nga jeta e një udhëheqësi të mudžahedinëve, një luftëtar që qëndroi në përleshje deri në frymën e fundit.

Ky ishte Jahja es-Sinvari, udhëheqësi i Gazës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit