Analizë Strategjike: Inteligjenca Artificiale në ushtrinë izraelite — Kur teknologjia sheh, por nuk kupton

Më të lexuarat

Në vitet e fundit, Izraeli ka investuar masivisht në integrimin e inteligjencës artificiale (IA) në sistemet e tij ushtarake, duke e vendosur atë në zemër të mbikëqyrjes kufitare, operacioneve tokësore dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Kufijtë e Gazës u mbushën me kamera të mençura, radarë të automatizuar dhe rrjete të ndërlidhura sensorësh, të afta të ndjekin çdo lëvizje njerëzore apo mekanike. Sipas doktrinës izraelite, kjo “syri dixhital” do të siguronte kontroll të plotë dhe reagim të menjëhershëm ndaj çdo kërcënimi.

Megjithatë, ngjarjet e 7 tetorit 2023 shënuan dështimin më të madh të këtij koncepti teknologjik. Brenda minutash, forcat e rezistencës arritën të neutralizojnë sistemet përmes shkatërrimit të antenave dhe kamerave, duke paralizuar të gjithë rrjetin e inteligjencës artificiale. Kur ndaluan lentet, ndaloi edhe “mendja digjitale” së funksionuari. Kjo ngjarje ekspozoi varësinë e tepruar të ushtrisë izraelite nga teknologjia pa ndërgjegje taktike dhe mungesën e fleksibilitetit njerëzor në situata reale.

 

1. Ushtari si “sensor” – rreziku i humbjes së ndjesisë luftarake

Izraeli ka nisur zhvillimin e një pakete personale të lidhur (PCK) për çdo ushtar, që e shndërron çdo njësi në një nyje të një rrjeti të madh të dhënash. Çdo lëvizje, zë apo ndryshim i mjedisit transmetohet në kohë reale në qendrat komanduese përmes “tabletëve ushtarakë”.
Në teori, kjo rrit efikasitetin dhe ndërveprimin në terren; në praktikë, krijon varësi të rrezikshme nga lidhja digjitale. Ndërprerja e komunikimit ose ndërhyrja në sinjal mund të çojë në zhdukjen e plotë të njësive nga vetëdija operacionale e sistemit, duke i lënë jashtë kontrollit në momentet kritike.

Kjo përforcon një paradoks strategjik: IA shton sytë, por i heq ushtarit ndjesinë e terrenit dhe instinktin luftarak.

 

2. Sistemet e mbrojtjes ajrore – kur inteligjenca mëson nga zjarri

Në fazat e para të konfliktit, sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore pësuan dështime komike dhe tragjike njëherësh: algoritmet ngatërruan zogjtë me raketa. Vetëm pas përmirësimeve të shumta dhe testimeve të vazhdueshme në terren, sistemet mësuan të dallonin objektivat përmes trajektores dhe gjurmës termike.
Edhe pse performanca është përmirësuar, ky përmirësim nuk erdhi si pasojë e ndonjë gjenialiteti teknologjik, por për shkak të eksperiencës së përgjakshme të luftës.
Kjo tregon se IA në fushën ushtarake është më shumë sistem që mëson nga humbjet sesa që parandalon dështimet.

 

3. ZID – kur “pamja e plotë” nuk kupton realitetin

Sistemi “ZID” përbën bërthamën digjitale të komandës në fushëbetejë, i ndërtuar për t’i dhënë komandantit një pamje të integruar të situatës. Por lufta dëshmoi se pamja e plotë nuk do të thotë kuptim i plotë.
Në një incident tragjik, njësi parashutistësh transmetonte përmes telefonit vendndodhjen e vet, por sistemi nuk e përfshiu sinjalin në hartën digjitale. Si pasojë, një tank izraelit qëlloi gabimisht mbi trupën e vet.
Ky incident konfirmoi dështimin bazik të sistemit: IA “pa”, por nuk kuptoi”.

 

4. Përfundime strategjike

Përvoja izraelite në përdorimin e inteligjencës artificiale tregon një mësim të rëndësishëm për çdo ushtri moderne:
• Teknologjia nuk mund të zëvendësojë intuitën njerëzore.
• Ndërgjegjja situative është më e vlefshme se çdo rrjet sensorësh.
• Varësia nga sistemet digjitale krijon dobësi kritike që mund të shfrytëzohen nga kundërshtari.

Në epokën ku IA po shndërrohet në shtyllë të mbrojtjes dhe sulmit, rreziku më i madh nuk është dështimi teknik, por iluzioni i sigurisë që krijon teknologjia.
Izraeli e përjetoi këtë realitet: një ushtri e pajisur me miliona sensorë, por pa sy për të parë thelbin kuptimin e betejës.

/Rami Ebu Zubejde/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit