6.7 C
Pristina
Tuesday, October 15, 2024

Jeddah Tower: Kështu duket tani kulla më gjigante në botë!

Më të lexuarat

Ajo që do të jetë kulla më e lartë e botës, “Jeddah” në Arabinë Saudite, po i afrohet fundit.

Nëse deri më tani, ndërtesa më e madhe në botë konsiderohet ikonikja “Burj Khalifa” në Dubai, në 2020- n do të duhet t’ia lërë fronin e lavdishëm kullës Jeddah.

Për vetëm 72 metra më shumë, “Jeddah Tower” 1000 metërshe do të konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë, e gjendur mbi shkretëtirë.

Kulla do të jetë xhevahiri i kurorës së qytetit ekonomik Jeddah, një projekt tregtar dhe rezidencial mbi një sipërfaqe gjigante toke, që përfshin shtëpi, hotele e zyra, si dhe atraksione të shumta turistike

Kulla është në ndërtim e sipër dhe në fund të 2017- s numëronte 252 metra lartësi. Realizimi është përcaktuar të kushtojë 1.4 miliard dollarë.

“Sapo të arrini në kullë do të jeni automatikisht 20 metra mbi nivelin e detit. Çdo kat ka për të qenë një eksperiencë më vete. Përpara se kulla të ishte këtu në këtë vend mund të jetohej. Ne po krijojmë në një farë mënyre një qytet të pavarur, ku nuk ke asnjë arsye përse të largohesh. Kjo do të ndryshojë mendësinë e Jeddah- ut.” u tha për CNN.

Kulla e Jeddah- ut, qytet në Arabinë Saudite do të ketë një sipërfaqe prej 5.3 milion metër katror dhe pritet të jetë një tërheqje e jashtëzakonshme turistike, që do të përmbajë shtëpi, zyra dhe hotele.

Që prej 2013- s ka patur vonesa në ngritjen e ndërtesës pasi dy nga investitorët e projektit, princi i Arabisë Saudite Al- waleed bin Talal dhe biznesmeni Bakr Bin laden janë akuzuar për përfshirje në afera korruptive.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit