12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Jahjaga dhe Thaçi në Olimpiadë

Më të lexuarat

Sportistët e Kosovës, përveç Majlinda Kelmendit, do t’i ndjekin Lojërat Olimpike përmes televizorit. Por kështu nuk do të veprojnë edhe politikanët. Të premten, në Londër pritet të jenë të pranishëm presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi, si pjesë e delegacioneve shtetërore që marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së lojërave.
Dy udhëheqësit e Shtetit kanë marrë ftesë nga Sekretari i Britanisë së Madhe, William Hague. Burime të “Expressit” thonë se, ka gjasë, që ata të takohen edhe me kryeministrin britanik, David Cameron.

Bashkë me delegacionet shtetërore të më shumë se dyqind shteteve, udhëheqësit e Kosovës do të marrin pjesë për herë të parë në ceremoninë zyrtare të ngjarjes më të madhe sportive në planet, që organizohet të premten.

Burime ndërkombëtare i kanë thënë gazetës “Express” se Presidentja dhe Kryeministri kanë marrë ftesë nga Sekretari i Britanisë së Madhe, William Hague për të marrë pjesë si delegacion shtetëror i Kosovës, në hapjen e Olimpiadës.

“Delegacioni i Kosovës do të jetë i barabartë, sikur delegacionet e të gjitha shteteve të botës”, ka thënë një diplomat britanik, në kushte anonimiteti. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit