20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ja cila është mënyra më e mirë e të ushqyerit, që e përmend edhe Kurani!

Më të lexuarat

Dietologët theksojnë se mënyra më e mirë e të ushqyerit është që së pari të pijmë një gotë ujë, pastaj, pas gjysëm ore të hamë fruta, dhe pas një ore të hamë ushqimin.
Kjo mënyrë e të ushqyerit e mbron njeriun prej shumë sëmundjesh. Studimet kanë vërtetuar se pirja e dy gotave me ujë, përpara se të hash ushqim, të ndihmon në shkrirjen e shtresave dhjamore dhe rënien e mbipeshës. Prandaj, këshilla e ekspertëve dietolog për një shëndet më të mirë, thekson që ne të pijmë një gotë ujë, pastaj një frut, pastaj ushqim jo të yndyrshëm.
Më e çuditshme dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë është fakti se, Kurani Fisnik e përmend me saktësi mënyrën e të ushqyerit të banorëve të Xhenetit në këto ajete: “Do t’u sillen rreth (për shërbim) djelmosha përherë të rinj, me kupa, ibrikë dhe gota me pije të kulluar, që rrjedh e prej së cilës nuk do t’u dhembë koka dhe nuk do t’u humbë mendja, e me fruta të cilat do t’i zgjedhin vetë dhe mish shpendësh që ua ka ënda.” (Surja El – Uakia,17-21)
I Lartësuar dhe i Dëlirë është Allahu!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit