19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

A e keni ditur këtë hadith, i cili flet për vlerën e leximit të sures El Asr?

Më të lexuarat

Prej preokupimeve më të mëdha të besimtarit në jetën e kësaj bote është të nxisë vëllezërit e tij të përkujtojnë Allahun e Lartësuar, të njohin vlerën dhe rëndësinë e adhurimeve ndaj Tij.

Musai (a. s) e përmblodhi atë çfarë donte prej vëllait të tij, siç është përmendur në Kuranin Fisnik: “Më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllain tim! Ma rrit fuqinë nëpërmjet atij dhe më bëj ortak në punën time, që të thurim shumë lavde për Ty, e të të përmendim Ty vazhdimisht!” (Ta-Ha, 29—34).

Pra, detyra e vëllait besimtar është që ai t’i ndihmojë vëllezërit e tij të përkujtojnë Allahun e Lartësuar. Për këtë qëllim është sunet leximi i sures El – Asr kur ndahesh prej shokëve. Imam Et-Taberaniu transmeton prej Ebi Medijne Ed-Darimij (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë:

“Kur dy prej shokëve të Profetit (Paqja dhe begatia e Allahut qoftë për të!) takoheshin, nuk ndaheshin nga njëri tjetri derisa njëri prej tyre t’i lexonte tjetrit:

1- Për kohën!

2- Me të vërtetë, njeriu është në humbje,

3- përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri – tjetrin të vërtetën e i këshillojnë njëri – tjetrin durimin. (Surja El Asr), pastaj njëri prej tyre përshëndeste tjetrin.”

(Imam El – Albani e ka quajtur hadith të saktë “sahih”)

Shokët e Profetit (Paqja dhe begatia e Allahut qofshin për të!) nuk e lexonin këtë sure vetvetiu nga mendja e tyre, por ata ishin të sigurt se këtë gjë e kishin mësuar prej të Dërguarit të Allahut. Surja El Asr është një sure e shkurtër, por shëruese dhe e mjaftueshme për besimtarin. Në vargjet e kësaj sureje është qartësuar humbja e të gjithë njerëzve, me përjashtim të atij që kryen katër vepra të cilat janë: Besimi në Allahun Fuqiplotë, puna e mirë, fitimi i njerëzve të bëjnë vepra të mira, të pasojnë të vërtetën dhe të bëjnë durim gjatë sprovave të ndryshme.

Është diçka e madhe që besimtari t’ia përkujtoj vëllait të tij besimtar (shokut) ç’ka përmendëm më lart, kur të ndahet prej tij. Nëpërmjet këtij veprimi, vëllazëria islame përcjell vlera dhe domethënie të bukura, e të vyera, të cilat e konsolidojnë besimin, nxitin mirësinë dhe nxjerrin në pah misionin e njeriut në Tokë, e cila është adhurimi i Allahut. Të gjitha këto vlera përfitohen prej sures El – Asr. Për këtë gjë, Imam Shafiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Nëse njerëzit do të meditonin rreth kësaj sureje, do t’u ndriçoheshin zemrat dhe mendjet.”

Prandaj, le të tregohemi të kujdesshëm, që në fund të kuvendeve (takimeve), të lexojmë këtë sure madhështore.

Mos e harroni slloganin tonë: ” E, nëse i bindeni atij (Muhamedit), do të jeni në Rrugën e Drejtë….”(Surja En-Nur, ajeti 54)

Marrë nga libri” Ih’jae” i Dr.Ragib Es – Serxhani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit