23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Izraeli miraton ndërtimin e 3.557 banesave të reja ilegale për kolonët hebrenj

Më të lexuarat

Siç bën të ditur kanali televiziv izraelit “TV7”, një nga projektet e miratuara nga Komiteti Lokal i Planifikimit dhe Ndërtimit të Bashkisë së Jerusalemit përfshin ndërtimin e një lagjeje të re të përbërë nga 1.465 njësi banimi ndërmjet lokaliteteve Givat HaMatos dhe Har Homa (Jabal Abu Ghneim) në jug të Jerusalemit Lindor.

Kurse projekti tjetër – gjithnjë sipas “TV7” – synon ndërtimin shtesë të 2.092 shtëpive në vendbanimin e paligjshëm të quajtur Kodra Franceze (French Hill), në veri të Jerusalemit Lindor të pushtuar.

Organizata joqeveritare izraelite “Paqe Tani” (Peace Now), lëvizja më e madhe dhe më jetëgjatë e presionit publik në Izrael për një zgjidhje me dy shtete, deklaroi përmes rrjetit social “Twitter” se miratimi i planeve të vendbanimeve nga Komiteti Lokal i Planifikimit dhe Ndërtimit të Bashkisë së Jerusalemit është vetëm një rekomandim, pasi Komiteti nuk ka autoritet dhe kompetencë ligjore për të miratuar planet. /trt

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit