8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Italia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve

Më të lexuarat

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se vendimi ka për qëllim të mundësojë përgjigje më efikase dhe në kohë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve

Italia të martën shpalli gjendje të jashtëzakonshme gjashtëmujore për të përballuar rritjen e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vend nëpërmjet Detit Mesdhe, transmeton Anadolu.

Qeveria miratoi masën me propozimin e ministrit të Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve ANSA.

“Më lejoni të jem i qartë. Kjo nuk do ta zgjidhë problemin. Zgjidhja është e mundur vetëm përmes ndërhyrjes së vetëdijshme dhe të përgjegjshme të Bashkimit Evropian”, tha Musumeci.

Siç tha ai, është një fenomen që nuk është parë ndonjëherë në atë vend. “Ne po flasim për një fenomen që nuk është parë kurrë në të kaluarën. Ishujt të vetme nuk mund të përballen me këtë gjendje të jashtëzakonshme”, shtoi ai.

“Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme mundëson zbatimin e procedurave dhe veprimeve më të shpejta që t’u ofrohet zgjidhje emigrantëve në një afat të shkurtër dhe me standarde adekuate”, tha Musumeci.

Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se vendimi ka për qëllim të mundësojë përgjigje më efikase dhe në kohë për menaxhimin e fluksit të emigrantëve.

Në javët e fundit, Italia ka parë një rritje të konsiderueshme të numrit të emigrantëve dhe refugjatëve që mbërrijnë në brigjet e saj jugore nga Afrika e Veriut, ku më shumë se 3.000 persona kanë ardhur vetëm në tre ditët e fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit