14.6 C
Pristina
Thursday, September 29, 2022

Islamofobit patetik Enver Robelli

Më të lexuarat

I jemi përgjigjur disa herë këtij islamofobi të sëmurë patologjik, që sa herë përmendet çështja e shamisë herë bën islamologun, duke na treguar me injorancën e tij manipulative se shamia nuk na qenka Kuranore, e herë psikologun duke e parë atë si shenjë të nënshtrimit të gruas ndaj burrit, e herë politologun duke e përshkruar atë si simbol të Islamit politik, e tani histerikun dhe juristin duke na treguar kufizimin me ligj të moshës të së drejtës për të votuar!

Me njerëz të tillë kokëmushkë në idiotësinë e tyre, populli këtu tek ne ka një shprehje që thotë se: “edhe gomari fluturon kur them unë” dhe Robelli duket se i përket kësaj kategorie njerëzish. Për të tillë njerëz nuk kam përgjigje vetëm se t’iu përmend fjalën e Zotit që thotë:

“Thuaju: “Vdisni me mllefin tuaj!” (3:119)

Vetëm këtu do të shtojë një përgjigje të shkurtër në lidhje me të ashtuquajturin argument juridik që ai përdor:

Së pari, norma referenciale kulturore e sjelljes së njerëzve përcaktohet në mënyrë arbitrare nga besimet dhe kulturat përkatëse të një populli, sipas referencave të tyre. Nisur nga ky realitet gjejmë në botë popuj që si “normë” kulturore kanë mbulimin e trupit vetëm me gjethe për organet intime, e disa kanë edhe lakuriqësinë e plotë, dhe njerëz që rriten në të tilla kultura konsiderojnë pikërisht lakuriqësinë si diçka normale dhe normativë sociale.

Ngjashëm ndodh edhe në shoqëritë ku mbulesa e gruas është normë dhe kulturë shoqërore gjithëpërfshirëse. Mbulesa e gruas shqiptare, pavarësisht formës dhe modeleve për shekuj me radhë, edhe para se shqiptarët të bëheshin myslimanë, ka qenë pjesë e normativës shoqërore dhe e kundërta ka qenë jonormative dhe e papranueshme.

Kështu që Robelli me injorancën apo dashakeqësinë e tij anti-islame nuk mund të na tregojë ne se kush është norma dhe normalja për gratë dhe vajzat, qofshin këto të rritura apo minorene.

Së dyti, në epokën postmoderne dhe multikulturore ku jetojmë, shtetit po i humbet gjithmonë e më shumë e drejta për të përkufizuar se çfarë është sjellje normative për shoqërinë, ku çdo komunitet, çdo familje dhe madje çdo individ zgjedh vetë se çfarë është normative për të, kështu që as Robelli dhe as kush tjetër në këtë botë nuk mundet të na tregojë neve si myslimanë se çfarë është normative për gratë e vajzat, të mbulohen me shami apo të jenë të zbuluara.

Së treti, fëmijët nuk janë pronë e shtetit dhe me ligjet në fuqi sot, prindërit gëzojnë gjithë të drejtën t’i edukojnë fëmijët e tyre me fenë dhe kulturën që ata kanë për referencë dhe normë. Kështu që nuk i takon Robellit dhe askujt tjetër të fusë hundët në atë që zgjedhin familjet myslimane të bëjnë me fëmijët e tyre.

Së katërti, e drejta e votës është një e drejtë politike për të zgjedhur njerëzit dhe programin politik që do të qeverisë një shtet të tërë, si e tillë ajo është një e drejtë individuale me pasoja kolektive, ndaj dhe nuk mund t’i jepet minorenëve të cilët nuk kanë arritur pjekurinë politike për të vendosur jo vetëm për vete, por për një popull të tërë. Ndërkohë shamia nuk është zgjedhje politike, por është zgjedhje fetare kulturore familjare dhe individuale dhe me efekte individuale, ndaj asnjë ligj nuk ka të drejtë ta ndalojë atë. Kështu që analogjia e Robellit me moshën e të drejtës së votës, nuk qëndron.

Së fundi, do t’i sugjeroja Robellit dhe të tjerë si ai, që të tregohen më të logjikshëm dhe të protestojnë për tentativat e pështira perverse që fëmijëve t’iu edukohen nga shteti modele atavike jonatyrore të familjeve me prindër me seks të njëjtë, duke i denatyruar ata, dhe të mos merren me shaminë që është pjesë e besimit dhe një kulture shekullore mes shqiptarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit