12.7 C
Pristina
Thursday, May 30, 2024

Isa Mustafa fyen muslimanët dhe katolikët, thotë: “Rugova është sikur Muhamedi dhe Krishti”

Më të lexuarat

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se të tjerët po u pyesin se pse thirrën në emrin e presidentit Ibrahim Rugova.

“Ne thirremi në emrin e Ibrahim Rugovës, sikur myslimanët që thirrën në emër të Muhamedit dhe të krishterët për Jezus Krishtin”, ka thënë Mustafa në tubimin e mbajtur në Viti.

“Rugova është udhërrëfyesi ynë”, ka shtuar ai.

Por fjalët e tij janë një ofendim për komunitetin musliman dhe komunitetin katolik. Ai ka krahasuar profetin Muhamed dhe profetin Jezus (Isa) me Rugovën e ndjerë. Muslimanët e kanë profet të tyre Muhamedin alejhi selam, që është dërguar nga Allahut, ashtu siç besojnë që edhe Isa alejhi selam ka qenë profet i Allahut dërguar për Benu Israilët.

 

Krahasimi i figurave të shenjta fetare si profeti Muhamed apo profeti Isa (Jezusi), janë denigrim dhe tallje me këto figura për njerëzit e besimit Islam dhe atij Katolik. Një politikan, nuk krahasohet me profetët e Allahut.
Dikush nga zyrtarët e komunitetit duhet ti tërheq vërejtjen se kësi lloj krahasimesh janë banale dhe ofenduese për besimtarët qoftë musliman apo katolik./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit