29.6 C
Pristina
Wednesday, June 29, 2022

“Isa Metri”: Ministria e Financave më punëtorja, e Drejtësisë – përtace

Më të lexuarat

Ministria e Financave në krye me Avdullah Hotin ka dalë të jetë ministria më ‘punëtore’ ndaj të gjitha ministritë e qeverisë së Isa Mustafës.
 
Ndërsa ajo e Drejtësisë që udhëhiqet nga Hajredin Kuçi, ka dalë të jetë më ‘dembelja’. Këto janë rezultatet që janë dalë nga një platformë e krijuar nga Lëvizja FOL, platformë kjo e bërë publike sot.
 
“Isa Metri”, është platforma që nxjerrë se Ministria e Financave nga pesë aktivitete të parapara ka arritur t’i realizojë të gjitha, ndërsa ajo e Drejtësisë, nga 9 aktivitete vetëm 2 prej tyre i ka realizuar.
 
“Isa Metri” është platformë nga e cila drejtuesit e lëvizjes Fol thanë se do të bëhen të ditura të gjitha aktivitetet e Qeverisë, realizimi i planit qeverisë për 4 vite, si dhe premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore të qershorit të vitit të kaluar.
 
Fidan Kalaja nga Lëvizja Fol , ka thënë se kjo platformë ka tri qëllime kryesore me anë të së cilave do të monitorojnë punën e qeverisë dhe zbatimin e planit qeveritarë.
 
“Monitorimin e zbatimit të planit vjetor të punës së qeverisë së Kosovës, programet e partive politike të koalicionit qeverisës PDK-së dhe LDK-së dhe gjithashtu monitorimin e deklaratave dhe premtimeve të udhëheqësve politik të vendit gjatë fushatës, elektorale që ka ndodhur gjatë zgjedhjeve nacionale në vend”, tha Kalaja
 
Sipas tij shumica e ministrie kanë para parë mbajtën e aktiviteteve gjatë tre mujorit të parë, mirëpo shumica prej tyre kanë negociuar sipas këtij raporti në realizimin e aktiviteteve të parapara në planin vjetor të punës për vitin 2015.
 
Nga gjithsej 42 objektiva dhe 34 aktivitete të parapara për tu realizuar në periudhën janar-mars 2015, janë realizuar vetëm 15. Ministria e cila prinë për nga numri i aktivitete është ajo e Avdullah Hotit, Ministria e Financave, ministri kjo e cila nga pesë aktivitete të parapara ka arritur t’i realizojë të gjitha.
 
Ndërsa ministria të cilën e udhëheq Hajredin Kuçi, ajo e Drejtësisë, rangohet si ministria që ka arritur të realizojë më së paku aktivitete, nga 9 vetëm 2 prej tyre janë realizuar.
 
“Këto institucione kanë pasur për detyrë të realizojnë 42 objektiva të planit vjetor të punës dhe gjithsej 34 aktivitete. Zyra e kryeministri për tre mujorin e parë ka pasur për detyrë të realizojë 5 aktivitete të parapara në planin vjetor dhe janë përfunduar vetëm dy aktivitete; Ministria e Drejtësisë për tre mujorin e parë ka pasur për obligim të përfundoj 9 aktivitete dhe ka realizuar vetëm dy aktivitete; Ministria e Administratës Publike ka pasur të realizojë 3 aktivitete, ka realizuar vetëm 1 një aktivitet; Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për tre mujorin e parë në dy aktivitete të para nuk ka përfunduar asnjë. Ministria e Integrimit Evropian ka pasur për obligim që të zbatojë një aktivitet dhe atë e ka përfunduar; Ministria e Administrimit Lokal për tre mujorin e parë ka pa pasur vetëm një aktivitet, i cili është përfunduar sipas planti të punës; Ministri e Diasporës ka pasur parasysh të realizojë pesë aktivitete dhe ka realizuar tri; Ministria e Punëve të Brendshme ka pasur për obligim të përfundojë dy aktivitete, të cilat nuk janë realizuar fare; Ministria e Zhvillimit Ekonomik një aktivitet ka pasur për qëllim ta realizojë në tre mujorin e parë dhe nuk ka përfunduar asnjë; Ministria e Financave për dallim nga të gjitha ministritë e tjera nga pesë aktivitete që ka pasur për detyrë t’i realizojë në tre mujorin e parë, i ka zbatuar të gjitha”, theksoi Kalaja.
 
Ndryshe kjo platformë është përkrahur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS, dhe është në kudër të aktiviteteve të Lëvizjes Fol.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit