10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Imami i Qabesë vizitoi Medresenë “Alauddin” në Prishtinë

Më të lexuarat

Prishtinë, më 29 shtator 2022

Imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni po vazhdon të qëndrojë në Kosovë, me ftesë të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava.

Ai në ditën e tij të dytë në Kosovë, ka vizituar medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ku u prit nga drejtori i kësaj shkolle, Fadil Hasani, personeli akademik dhe imamë të shumtë të rajonit të Prishtinës.Imami i Qabesë me këtë rast foli për rëndësinë e unitetit të besimtarëve myslimanë si edhe për ndalesat që shpien në konflikte dhe në përqarje njerëzimin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, tha se Kosova dhe populli i saj është mirënjohës ndaj Arabisë Saudite çdoherë për ndihmat që ka bërë në kohët më të vështira, por edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bashkësinë Islame të Kosovës, siç po ndodhë aktualisht me vizitën e imamit të Qabesë për çka po nderon gjithë besimtarët shqiptarë, ku edhe po mund të përfitojnë prej tij.Imami i Qabesë po qëndron në Kosovë me ftesë të Myftiut Tërnava që nga e mërkura, ai gjatë ditës së sotme do të vizitojë qytetin e Prizrenit, ndërsa nesër do t’i prijë namazit të xhumasë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.Abdullah Avad el-Xhuheni, njihet për lexim tejet të bukur të Kuranit, ai që nga mosha e re në vazhdimësi shpallet fitues në këto gara.

The post Imami i Qabesë vizitoi Medresenë “Alauddin” në Prishtinë appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit