16.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Idlib, Ushtria siriane kryen sulme duke përdorur bomba me klor

Më të lexuarat

Në këtë sulm janë vrarë gjashtë persona nga një familje, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë, ndërsa në spital janë në trajtim së paku 70 persona
 
Këshilli Revolucionar i Sirisë njoftoi se ushtria siriane ka kryer sulm ajror duke përdorur bomba me klor në vendin Sermin të Idlibit dhe se nga sulmet humbi jetën familja gjashtë anëtarëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në komunikatë thuhet se ushtria besnike ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Assad ka kryer sulmet ajrore ndaj territoreve të cilat në Idlib i kontrollojnë rebelët, ndërsa në vendin Sermin është hedhur bomba e cila përmbante edhe klor të ndaluar.
 
Në këtë sulm janë vrarë gjashtë persona nga një familje, ku në mesin e tyre kishte edhe fëmijë.  “Rreth 100 njerëz, duke përfshirë edhe shërbimet civile, ishin të ekspozuar ndaj klorit dhe janë dërguar në spitalin lokal. Spitali është plot me njerëz që nuk mund të marrin frymë. Me shumë gjasa dy bombat kanë përmbajtur klor”, njoftojnë nga Këshilli. 
 
Nga spitali në Sermin raportohet se janë në trajtim mjekësor  70 persona me vështirësi të frymëmarrjes e shkaktuar nga klori./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit