15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ideja: Kosova, një këshill kombëtar për komunitetin serb

Më të lexuarat

Gara me Serbinë se kush i respekton më shumë pakicat nacionale

Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale i Kosovës, Elbert Krasniqi, ka thënë se Prishtina është e gatshme të formojë këshillin e pakicave kombëtare për komunitetin serb.

Ai këtë e tha duke komentuar deklaratën e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, se Këshilli i Evropës në Strasburg ka folur për Serbinë si një vend me të drejtat më të mëdha për pakicat kombëtare, se pakicat kombëtare respektohen në Serbi, se ato kanë këshillat nacionale dhe se ato marrin pjesë në jetën politike, sociale dhe ekonomike.

Krasniqqi pohon se Kushtetuta e Kosovës, por edhe praktika, tregojnë se Prishtina ofron “të drejtat më të avancuara për pakicat kombëtare”.

“Serbët i kanë të gjitha të drejtat në Kosovë”

Ai po ashtu tha se “nëse Serbia i konsideron institucionet e këshillave nacionale shembullin dhe modelin më të mirë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave”, atëherë Kosova është e gatshme që një mekanizëm të tillë ta aplikojë edhe për komunitetin serb në Kosovë.

Krasniqi pohon se në vendet e punës në institucionet shtetërore në komunat në jug të Serbisë qendrore, ku jeton pakica kombëtare shqiptare, serbët janë më të përfaqësuar se shqiptarët dhe romët.

Sipas tij, komuniteti serb në nivel lokal në territorin e Kosovës, përveç të drejtave, ka edhe pushtete të fuqishme, pothuajse po aq sa pushteti qendror. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit