15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

iCade për iPhone

Më të lexuarat

ThinkGeek, një prej shitoreve online më të njohura për gadgetët e geekëve, këto ditë ka plasuar në shitje një gadget të ri të quajtur iCade.

Bëhet fjalë për sistemin për luajtje të dedikuar për lojtarët më të rryer në iPhone dhe iPod Touch. Kur vendoset në aparat, ai merr pamjen e një konzole dore për luajtje me renditjen e tasteve që janë karakteristike për gamepadët.Përparësi e iCade është që më nuk ka nevojë të shfrytëzohen kontrollet në ekranin e pajisjes, kështu që lojtari përfiton në shikueshmëri. Përveç kësaj, vetë kontrollet do të duhej të jenë edhe më precize se ato virtuale. Pajisjet e Apple në iCade ka mundësi të vendosen horizonatlisht dhe vertikalisht. Komunikimi i ndërsjellë bëhet përmes Bluetooth, ndërsa për furnizim duhen dy bateri AA.

Sa i përket përkrahjes softverike, iCade tani për tani përkrah më shumë se 100 lojëra prej të cilave më interesante janë ato që punojnë përmes emulatorit MAME. Për fat të keq për ta përdorur atë duhet të keni iOS pajisje të jailbreakuar./koha/kohaislame

Çmimi i këtij kontrolleri është 70 dollarë, ndërsa mund të blihet në webshopin e ThinkGeek në adresën http://www.thinkgeek.com/electronics/retro-gaming/eeb9/?pfm=Carousel_iCadeMobile_1#tabs

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit