4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

I “mbinatyrshmi” Burdush s’e shpëton dot veten

Më të lexuarat

Akuza të njëpasnjëshme për Hysri Peqanin, burg dhe konfiskim milionash

Gjykata e Prishtinës shpalli fajtor Hysri Peqanin, të njohur ndryshe si Burdushi, duke e dënuar me 4 vjet e gjysmë burg dhe 42 mijë euro gjobë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe vepra të tjera penale. Gjithashtu, vendosi që pasurinë që kalon vlerën e 2 milionëve t‘ja konfiskojë, pasi sipas aktakuzës, është kryer me veprat e kundërligjshme për të cilat ai akuzohet.

“Gjykata pas shqyrtimit gjyqësor shpall këtë vendim që gjen fajtor të pandehurin Hysri Peqani dhe i shqipton dënim unik me 4 vjet e gjashtë muaj dhe 42 mijë euro me gjobë”, tha gjyqtari çështjes Lutfi Shala.

Më konkretisht, Burdushi akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore, mundet që të mjekojë edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike, si dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.

Por Prokuroria e akuzon Burdushin se të dëmtuarve u ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave.

Sipas akuzës, Burdushi ka përfituar shuma të ndryshme duke filluar nga 20 euro e deri në 3,000 euro, në total duke përfituar rreth 1 milion euro.

Por jo vetëm kaq. Burdushi akuzohet se ka mbajtur në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, në kundërshtim me Ligjin për Armët.

Gjithashtu, që nga viti 2006, Burdushi ka kryer pastrim parash, duke e ditur që pasuria e tij buron nga aktiviteti kriminal dhe është fituar duke kryer vepra penale. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit