17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

I gjithë interneti e do këtë imam, arsyeja është e veçantë (Foto)

Më të lexuarat

Qyteti i vjetër i Stambollit në Turqi është i njohur për macet e shumta të cilat sillen nëpër qytet.

Macet janë shumë të popullarizuara atje, me turistët dhe banorët të cilët i ushqejnë kudo që i shohin – madje edhe interneti është i mbushur me fotografi të tyre. Por një burrë, Mustafa Efe, e ka çuar dashurinë e tij për macet e rrugëve në një tjetër nivel. Efe, që është imam në Xhaminë e “Aziz Mahmud Hudayi” në distriktin historik të Uskudar, i lejon macet që të jetojnë brenda në xhami.
Sipas Daily Sabah, Efe i përshkruan macet si “mysafiret e së premtes në xhaminë tonë”. Dhe ai shpërndan fotografi të maceve në xhami në faqen e tij në Facebook. Imami ka fituar një popullaritet të madh në rrjete sociale, pas mirësisë së tij me këto mace.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit