6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

HP do të shesë tabletët me Windows 8 Pro e jo me RT

Më të lexuarat

HP të shtunën ka konfirmuar se do të qëndroj me tabletët e bazuar në Intel Windows 8 Pro kur të fillojnë shitjen e pajisjeve më vonë gjatë këtij viti, duke qëndruar larg nga versioni i Windows RT të bazuar në ARM.

Microsoft shpresonte se do të shpërndante tek parterët e vet pajisje të bazuara në sisteme të ndryshme operative, mirëpo tani për tani duket se çështja mbetet te strategjia duke parë se shumica po qëndrojnë në çipat e Intel (dhe eventualisht në AMD).

Microsoft po përgatit linjën e tabletëve Surface RT dhe Pro për lansim gjatë fundit të këtij viti.

Përgjigja e HP-së ishte se “Ekosistemet e fuqishme të aplikacioneve x86 japin përvojën më të mirë për konsumatorët tani dhe në të ardhmen e afërt.”

HP ishte një partner lojal që pranoi herët kodet për Windows RT, dhe konsideroi të krijonte tablet me çip Qualcomm ARM, mirëpo siç duket, tani ka ndryshuar mendje.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit