11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Hoxhaj uron homologët sllavë për Krishtlindje

Më të lexuarat

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka uruar homologët e tij rajonal, ministrin malazez Igor Llukshiq dhe atë maqedonas Nikolla Poposki, për festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Hoxhaj, sipas një komunikate të ministrisë së jashtme, ka theksuar se vlerat dhe mesazhet e fuqishme që përçon festa e Krishtlindjes, “duke veçuar mesazhet e paqes, tolerancës, dashurisë ndërmjet popujve dhe njerëzimin në tërësi”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, gjatë bisedës me homologët Llukshiq dhe Poposki po ashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit me Malin e Zi dhe Maqedoninë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit