22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Hetimet për puçin, Kemal Batmaz ka deklaruar qëndrimin te Gyleni

Më të lexuarat

Departamenti për Siguri të Brendshme në SHBA, i ka dërguar Turqisë dokumentet me deklaratën e Batmazit që përgënjeshtrojnë pohimet e tij se nuk e njeh Gylenin

ANKARA (AA) – Njëri nga liderët civilë të FETO-s, njëherësh i dyti në kierarkinë e grupit që deshi të kyejë grusht shteti në Turqi më 15 korrik 2016, Kemal Batmaz, gjatë hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka deklaruar se do të qëndrojë tek lideri i i grupit terrorist FETO, Fetullah Gylen, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti për Siguri të Brendshme në SHBA, më 8 shtator i ka dërguar policisë turke dokumentet me deklaratën e Batmazit të cilat flasin se pretendimi i tij se nuk njeh Fetullah Gylenin nuk janë të vërteta.

Dokumentet të cilat i dërgoi Departamenti për Siguri në Prokurorinë Shtetërore në Ankara janë dërguar në gjyq si material dëshmues në kuadër të procesit për zhvillimet në bazën ushtarake ajrore Akinxhi, e cila puçistëve u ka shërbyer si qendër nga ku kanë planifikuar dhe koordinuar sulmin.

Në dokumente, ndër të tjera, është edhe deklarata e Kemal Batmazit, gjatë dëshmisë së dhënë më 1 janar 2016 në aeroportin Newark në New Jersey.

Gajtë kontrollit të Betmazit, i cili shpesh kishte udhëtuar në SHBA u gjetën 7.000 dollarë për të cilat u pyet se ku planifikon t’i shpenzon.

Në përgjigjën e tij kishte thënë se planifikon t’i shpenzojë gjatë qëndrimit në SHBA ku do të pritet nga miku i tij Ismail Çelik, pas çka me mikun Yavuz Ulusoy, do të qëndrojnë te “Muhammed Fetullah Gylenin”.

Në raportin i cili tashmë ka mbërritur në Prokurorinë në Ankara theksohet se Batmaz dhe Oksuz, më 11 korrik kishin udhëtuar në SHBA nga aeroporti “Ataturk” për të qëndruar dy ditë ndërsa janë kthyer pikërisht para tentativës për grusht shteti.

Tentativa puçiste nga baza Akinxhi është udhëhequr nga Adil Oksuz i cili niihet si “kutia e sekreteve të Gylenit”, ndërkohë që paralelisht me te rol të rëndësishëm ka patur Batmazi.

Lidhur me inçizimet në të cilat të dy shihen bashkë në aeroportin Ataturk, Batmaz tha në gjykatë se bëhet fjalë për një rastësi, ndërkohë që mohoi edhe takimet me liderin e FETO-s, Fetullah Gylenin, të cilin tha se e njeh vetëm përmes medias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit