Haradinaj: Me PDK-në, në asnjë mënyrë

0
38

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, e ka përjashtuar çdo mundësi të hyrjes në një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Në një intervistë për “Lajm”, Haradinaj i quan qesharake deklaratat e fundit se AAK-ja dhe PDK-ja mund ta formojnë një qeveri të UÇK-së për ta zgjidhur çështjen e veriut, e ndoshta edhe për të nënshkruar një ndarje, apo autonomi për atë pjesë.
Për të gjithë ata që marrin guximin për ta nënshkruar një ndarje apo autonomi për atë pjesë, Haradinaj ka një mesazh, duke thënë se “ai që e merr një guxim të tillë lë ta gjejë një vend jashtë Kosovës”.

Haradinaj flet edhe për presidenten, për të cilën ka vlerësim të mirë, por thotë se ajo duhet ta dijë se si ka ardhur në postin që mbanë. Ndërsa, rreth zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, Haradinaj thotë se pikërisht për fajin e një vendimi të keq u shkaktua gjithë ajo ngjarje, derisa thotë se dikush qëndron me interesa të mëdha prapa këtij vendimi.

Ndërsa, bojkotin e seancës nga pozitës Haradinaj e sheh si sinjal që pozita nuk i ka numrat e garantuar, derisa nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme ta ngrisin edhe një mocion votëbesimi ndaj qeverisë, për ta matur se cila është forca e saj. /Telegrafi/kohaislame