Grupi palestinez Hamasi e ka quajtur “një nga imazhet më të rënda të sadizmit dhe kriminalitetit” deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për vazhdimin e shkatërrimit të pallateve në Gaza City, përfshirë edhe kullën as-Salam.
“Hapur, Netanyahu po kryen një krim të plotë të shpërnguljes së detyruar nën presionin e bombardimeve, masakrave, urisë dhe kërcënimeve me vdekje,” thuhet në deklaratën e Hamasit.
Më herët, Netanyahu u bëri thirrje banorëve të qytetit të “largohen menjëherë” përpara futjes së trupave tokësore izraelite.
Sipas Konventave të Gjenevës dhe Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, zhvendosja e detyruar e popullsisë konsiderohet krim lufte, përveç rasteve të domosdoshme.
Izraeli ka bërë të qartë se synon të shpërngulë të gjithë popullsinë e Gaza City drejt jugut. /mesazhi
