11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Hamas zhvillon bisedime ndërkombëtare për të ndaluar ndërhyrjen e Izraelit në zgjedhje

Më të lexuarat

Ramallah
Hamas njoftoi se po zhvillon kontakte ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Izraelit për të ndaluar ndërhyrjen e tij në procesin zgjedhor palestinez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Husam Badran në një deklaratë tha se “Hamasi ndjek këmbënguljen e armikut për të kryer arrestime. Së fundmi u arrestua kandidati në listën e Hamasit, Hassan al-Wardiya”.

Sipas tij, Hamas po zhvillon negociata ndërkombëtare për të bërë presion ndaj Izraelit për të ndaluar ndërhyrjen në procesin zgjedhor palestinez. Badran tha se Izraeli po bën paraburgime me qëllim të ndikimit dhe parandalimit të zgjedhjeve.

Hamas takohet me inteligjencën egjiptiane

Zëdhënësi i Hamasit, Hazim Qasim tha se Hamasi ka diskutuar çështjen e zgjedhjeve palestineze me inteligjencën egjiptiane.

Duke folur për AA, Qasim tha se Hamasi diskutoi për çështjen e zgjedhjeve me delegacionin egjiptian që erdh në Gaza.

Qasim tha se vlerëson zbatimin e marrëveshjes midis grupeve palestineze në lidhje me zgjedhjet dhe marrëveshjet e nënshkruara në Kajro. “Kajro dëshiron të ndjekë zbatimin e marrëveshjes së saj, e cila është nën mbikëqyrjen e saj”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit