6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Halil Matoshi përkrah Kurtin për refuzimin e vaksinave dhe tregon pse ai nuk mund të udhëtojë jashtë Kosovës që 21 vjet

Më të lexuarat

Analisti Halil Matoshi, ka folur për refuzimin e Qeverisë së Kosovës ndaj vaksinave kineze të ofruara nga Shqipëria.

Ai ka thënë se ky ka qenë një vendim i mirë i Qeverisë, pasi që me vaksina bëhet edhe politikë.

”Unë nuk dua ta them, por Edi Rama ka bërë edhe politikë për vota me këto vaksina, duke treguar se e ka kontaktuar Kurtin për t’i dhuruar vaksina. Duhet ta dijmë se ky nuk është treg i lirë sikur kur blejmë plaçka të Kinës në ‘Gjithçka 1 euro’. Kjo është çështje më e lartë, çështja e ushqimit në situata emergjente, çështja e vaksinimit në situata pandemike, janë lufta të nivelit më të lartë dhe më të sofistikuara”, ka thënë Matoshi në Kanal 10, transmeton Periskopi.

Tutje, ai ka thënë se po e sheh një gatishmëri nënshtruese të qytetarëve në Kosovë, duke thënë se qytetari duhet të bëjë më shumë për shtetin e vet.

Ai ka marrë edhe një shembull të një ‘qytetari të mirë dhe lojal ndaj shtetit’.

”Unë në vitet e ’90-ta, policia serbe ma kanë marrë pasaportën dhe 10 vite kam jetuar pa pasaportë. Në vitin 2000, e kam marrë një pasaportë të UNMIK-ut e cila nuk ka qenë as pasaport as për vizë, por vetëm një letër aty. Sot 21 vite pas luftës, unë ende nuk kam pasaportë valide për të udhëtuar jashtë vendit dhe nuk shkoj ta marr në Serbi, sepse jam besnik dhe lojal ndaj vendit tim. Kjo është përafërsisht e ngjashme”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se ka plot qytetarë që kanë marrë pasaportën e Serbisë për çështje shëndetësore, por ai personalisht nuk ka pranuar.

Matoshi ka thënë se edhe me vaksinat është duke u bërë ‘luftë politike’ në të gjithë botën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit