10 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Habitem me atë njeri

Më të lexuarat

Habitem me atë njeri

Habitem me atë të njeri që mbështetet tek Allahu dhe pastaj është i shqetësuar për të ardhmen e tij!
Habitem me atë njeri që beson tek mëshira e Allahut dhe pastaj i humb shpresat nga rrugëdalja!
Habitem me atë njeri që flet për urtësinë e Allahut dhe qorton Allahun për atë që ka caktuar të ndodhë!
Habitem me atë njeri që beson në drejtësinë e Allahut dhe dyshon në përfundimin e keq të zullumqarëve!
Habitem me atë njeri i cili është krijuar për të adhuruar Allahun e Allahu ia ka garantuar riskun, kurse ai e braktis adhurimin dhe e fiton riskun në rrugë të ndaluar!
Habitem me atë njeri që vdekja e pret dhe ai gëzohet dhe nuk është përgatitur për takimin me të!
Habitem me atë njeri që e di se Xhehenemi është i vërtetë dhe ai vazhdon akoma të qeshë!
Habitem me atë njeri që e shikon dynjanë dhe përjetimin e saj mashtrues dhe ai ndihet i sigurtë e i qetë prej saj!
Habitem me atë njeri që beson në Ditën e Llogarisë dhe nuk punon për atë ditë!
Habitem me atë njeri që pretendon se e do Profetin (a.s.) dhe nuk e ndjek Sunetin e tij!
Habitem me atë njeri që e lexon Kur’anin dhe nuk i zbaton porositë e tij!
Habitem me atë njeri që e di se shejtani është armiku i tij më i përbetuar dhe i ndjek hapat e tij!
Habitem me atë njeri që merr pjesë në varrimin e xhenazes dhe nuk merr mësim!
Habitem me atë njeri që ha nga mirësia e Allahut dhe nuk e falenderon Atë!
Habitem me atë njeri që e njeh Allahun dhe nuk i kryen obligimet që ka ndaj Tij!
Habitem me atë njeri që i ngre duart duke u lutur dhe akoma vazhdon të mëkatojë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit