15.2 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Çfarë do të thotë “Borxh moral”?

Më të lexuarat

Domethënë borxhet tuaja morale, pra borxhet e zemrës, të cilat nuk i di vetëm Zoti.
Jetova jetën duke menduar se borxh është vetëm borxhi material, derisa e mësova kuptimin e borxhit moral ..
🍂Isha në xhenazen e një personi ku dëgjova hoxhën të thoshte një fjali të çuditshme:
📍O njerëz, nëse ky person ka ndonjë borxh moral, shpresoj që ta falni.
Pyeta se çfarë ka për qëllim me borxhin moral?
Më thanë:
🌾Borxh moral është kur i bën padrejtësi dikujt ndërsa ai nuk ka ndihmës askënd përveç Allahut.
🌾Ose ti të flesh i qetë e dikush tjetër qan nga dhimbja që i ke shkaktuar ndërsa ai të ankohet tek Allahu. ..
🌾Kur ti ia thyen zemrën dikujt dhe ai me dobësinë e tij i drejtohet të Gjithfuqishmit
Të gjitha këto janë borxhe morale
Atëherë e kuptova se borxhi moral qënka më i rrezikshëm se borxhi material ..
Borxhin material mund ta paguajë dikush në emrin tënd, sado që të jetë ai borxh?
Borxhi i hatrit dhe i zemrave është më i madh tek Zoti i zemrave, sepse ti je i vetmi përgjegjës për të..nuk bie me pendim apo namaz.
Ai është mes teje dhe atij që i ke hyrë në borxh…dhe nuk e paguan këtë për ty as ndonjë i dashur e as ndonjë i afërm.
💎Lum ai që kujdeset për ndjenjat e të tjerëve dhe paguan borxhet para se të pyetet për to.

#përkthim
F.Gurra

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit