Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) raportoi se Greqia refuzoi kërkesën për ekstradim në Turqi për tre ushtarakët puçistë të cilët janë arratisur në Greqi.
Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) raportoi se Greqia refuzoi kërkesën për ekstradim në Turqi për tre ushtarakët puçistë të cilët janë arratisur në Greqi.
3 nga 8 ushtarakët puçistë të cilët u arratisën në Greqi pas tentativës së grusht shtetit të organizatës terroriste gyleniste / struktura paralele në shtetet (FETO/PDY) më 15 korrik 2016 në Turqi, kanë dalë përballë gjykatësit në Gjykatën e Apelit në Athinë pas kërkesës së bërë nga Turqia për ekstradimin e tyre.
Prokurorja Evgenia Kivelou, e cila ka marrë fjalën pas mbrojtjes së ushtarakëve që kanë refuzuar akuzat ndaj tyre, duke mbrojtur se në kërkesën e re të Turqisë për ekstradim nuk ka ndryshim nga ato të mëparshme ka kërkuar mos ekstradimin e ushtarakëve.
Gjykata e cila më pas ka dhënë vendimin për refuzimin e ekstradimit në Turqi të 3 ushtarakëve, ka njoftuar se nëse shihet e arsyeshme edhe nga institucionet administrative nuk sheh ndonjë problem për lirimin e puçistëve që mbahen të ndaluar, bën të ditur AA.
