4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Google përkujton ditëlindjen e Ibnu Hejthem

Më të lexuarat

Motori kërkues Google, ka përkujtuar 1048 vjetorin e lindjes së shkencëtarit mysliman, Ibnul Hejthem, gjë të cilën e bën me të gjithë figurat botërore që kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës.
Ibnul Hejthem ka qenë një nga shkencëtarët e rrallë, i cili ka kontribuar shumë në fushën e optikës, fizikës, astronomisë, okulistikë etj…

Ibnul Hejthem lindi në Basra, në Irak, në vitin 965 dhe shkroi shumë libra shkencorë, ku ndër më të shquarit “Elmenadhir” në shtatë volume, i gjithi mbi optikën.

Ibnul Hejthem e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Kajro, pasi ishte ftuar nga kalifi fatimi, i cili kishte dëgjuar se Ibnul Hejthem, mund të bëjë diçka për të kontrolluar vërshimet e Nilit. Duke parë pamundësinë e një projekti të tillë, Ibnul Hejthem shtiret si i çmendur dhe mbyllet në shtëpi nga frika e kalifit, derisa ndërroi jetë ky i fundit. Gjatë kësaj periudhe, Ibnul Hejthem shkroi librin e tij “Elmenadhir” dhe shumë teza të tjera të tij.

Pasi doli nga shtëpia, Ibnul Hejthem udhëton në Andaluzi, ku pati një kontribut të vyer në fizikë, optikë, matematikë, fizikë dhe mjekësi. /ao

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit