21.9 C
Pristina
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Egjipt – Presidenca hedh poshtë ultimatumin 48 orësh të forcave të armatosura

Më të lexuarat

Presidenca egjiptiane ka hedhur poshtë në mënyrë implicite gjatë orëve të natës ultimatumin që iu drejtua kreut egjiptian të shtetit, Muhamed Morsi nga ushtria, ku forcat ushtarake i linin 48 orë për të përmbushur “kërkesat e popullit”, në të kundërt më pas ato do të impononin një plan të përgatitur nga logjistika e tyre, pas manifestimeve popullore masive që kërkojnë largimin e Morsit.

Përmes një komunikate, presidenca shprehej se “deklarata e forcave të armatosura nuk i ishte paraqitur presidentit përpara publikimit të saj në media dhe se përmbante shenja tonaliteti që mund të nxisnin konfuzion në vend”.

Po ashtu presidenca shprehej ”e vendosur për të vazhduar përpara në rrugën e zgjedhur për të arritur në një pajtim të përgjithshëm kombëtar”.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm egjiptian, Muhammed Kamel Amr ka paraqitur gjatë orëve të fundit dorëheqjen nga detyra, njoftoi gjatë mëngjesit të sotëm agjencia publike egjiptiane e lajmeve, MENA.

Amr është anëtari më i rëndësishëm i kabinetit të ministrave që largohet nga qeveria, pas dorëheqjes së djeshme të katër ministrave të tjerë, ndër të cilët edhe ai i Turizmit.

Dorëheqja e djeshme e katër ministrave, që sot me largimin e Amr arrin në 5 anëtarë të kabinetit të larguar, erdhi një ditë pas protestave masive që kërkonin largimin nga pushteti të presidentit, Muhamed Morsi./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit