Kompania turke e industrisë së mbrojtjes TÜRKPORT ka zhvilluar një aerostat prodhim vendor me emrin “Gökçeri”, i cili mund të qëndrojë në ajër deri në 10 ditë dhe të kryejë detyra të shumta në fushën e vëzhgimit, sigurisë dhe komunikimit.
Ky aerostat funksionon pa motor, bazuar në sistemin “aerostat”, dhe do të prezantohet për herë të parë në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025), që do të mbahet në Stamboll nga 22 deri më 27 korrik.
“Gökçeri” është i pajisur me teknologji plotësisht vendore, nga sistemi i fluturimit deri te mbështjellësi i jashtëm rezistent ndaj rrjedhjes së helumit. Ai është patentuar dhe konsiderohet i pari i këtij lloji në Turqi.
TÜRKPORT ka zhvilluar gjithashtu një sistem unik për shkarkimin dhe riciklimin e gazit helium pas përfundimit të misionit, gjë që ul kostot dhe rrit pavarësinë teknologjike.
Falë një kabulli inteligjent me fibër optike të integruar, të dhënat e mbledhura transmetohen në mënyrë të sigurt drejt njësisë tokësore të kontrollit, duke parandaluar ndërhyrjet elektronike.
Me këto veçori, “Gökçeri” pritet të sjellë një kthesë në sistemet ajrore të mbikëqyrjes të Turqisë, me mundësi përdorimi edhe në fusha civile si telekomunikacioni dhe hapësira. /mesazhi
