16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Gjuriq në liturgjinë e Pashkëve, përcjell mesazhe nacionaliste nga Zveçani

Më të lexuarat

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka arritur mbrëmë vonë në Kosovë, kurse në Manastirin e Banjskës afër Zveçanit ka marr pjesë në liturgjinë Pashkëve.

Siç raporton “Beta”, i rrethuar nga njerëz dhe anëtarë të Listës Serbe, Marko Gjuriq ka përcjell mesazhe  për popullin serb, i cili, sipas tij, përkundër vështirësive po përpiqet të mbijetojë në Kosovë.

“Serbia do të jetë gjithmonë me popullin e saj në Kosovë dhe Metohi. Ne serbët numerikisht jemi  pak, por jemi popull i guximshëm dhe liridashës”, tha Gjuriq.

Ai shtoi se “serbët do të mbijetojnë në Kosovë dhe Metohi”.

“Ne do të qëndrojmë dhe do të qëndrojmë këtu në Kosovë dhe Metohi. Ne, si Serbi, dimë si ta mbrojmë popullin tonë në Kosovë, sepse këtu, për më shumë se një mijë vjet, është ndërtuar identiteti i popullit serb, i gjithë popullit serb. Është ndërtuar në të kaluarën, po ndërtohet sot dhe të jeni të sigurt se do të ndërtohet edhe në të ardhmen”, tha Marko Gjuriq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit