12.3 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Fushata e lirës turke, brenda 2 ditëve këmbehen rreth 1,7 miliardë dollarë

Më të lexuarat

Sipas Agjencisë Rregulluese dhe Mbikëqyrëse të Sektorit Bankar në Turqi, shuma totale e valutës së këmbyer në lira turke brenda 2 ditëve ka rezultuar të jetë 1 miliard e 650 milionë dollarë…

 

Qytetarët turq, që vërshuan shesheve dhe shpëtuan vendin nga pushtimi duke iu përgjigjur thirrjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas tentativës për grusht shteti, ndërmarrë më 15 korrik nga organizata terroriste guleniste (FETO), këtë herë morën në konsideratë urgjentisht paralajmërimin e liderit të tyre për të këmbyer kursimet në dollarë me lira turke, si manovër kundër një puçi ekonomik të mundshëm.

Sipas të dhënave ditore të Agjencisë Rregulluese dhe Mbikëqyrëse të Sektorit Bankar (BRSA) në Turqi, rezervat valutore në bankat e vendit kanë rënë në 190 miliardë e 800 milionë dollarë më datë 9 dhjetor, nga 192 miliardë e 460 milionë dollarë që ishin më 7 dhjetor.

Ndërkohë që shuma totale e valutës së këmbyer në lira turke brenda 2 ditëve ka rezultuar të jetë 1 miliard e 650 milionë dollarë, 1 miliard dollarë kanë dalë nga llogaritë e kompanive dhe 650 milionë dollarë nga ato të qytetarëve.

Gjithnjë sipas BRSA-së, totali i llogarive të qytetarëve turq në valutë ka rënë nën 100 miliardë dollarë, kurse i llogarive tregtare në valutë nën 91 miliardë dollarë amerikanë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit