12.7 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Ministri turk Elvan: Në Halep po përsëritet “Srebrenica”

Më të lexuarat

“Turqia ka bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar ata njerëz të cilët mbetën të rrethuar në Halep

MERSIN (AA) – Ministri i Turqisë për Zhvillim, Lutfi Elvan deklaroi mbrëmë se zhvillimet e fundit në Halep flasin se bota ngeli e shurdhër lidhur me tragjedinë e cila kaploi atë vend raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas tij, madje as shtetet më të fuqishme në botë nuk kanë ngre zërin për zhvillimet në Halep.

“Pamë se çfarë po ndodhë në Halep. Bota nuk po ngrit zërin për gjenocidin i cili po ndodhë në Halep. Atje nuk po ndodh asgjë më ndryshe se që ndodhi në Srebrenicë. Edhe atje po ndodhë një gjenocid, vrasin njerëz, mirëpo shtetet e fuqishme të cilat janë të dashuruara në demokracinë nuk ngrisin zërin, nuk bëjnë përpjekje që ndihma humanitare tu dorëzohet atyre njerëzve”, tha Elvan.

Ai theksoi se Turqia ka bërë përpjekje të mëdha për të ndihmuar ata njerëz të cilët mbetën të rrethuar në Halep.

Me ndërmjetësimin e Turqisë të martën u arrit një marrëveshje për armëpushim dhe evakuim të civilëve nga lindja e Halepit.

Rikujtojmë se konvoi me 200 të plagosur të enjten hyri në pjesët e Halepit që janë në kontrollin e regjimit sirian dhe më pas me autobusë të gjelbërt kaloi në periferinë perëndimore që mbahet në kontroll të opozitarëve.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit