12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Fujitsu lanson smartfon për të moshuarit

Më të lexuarat

Gjigandi japonez i elektronikës Fujitsu, të hënën prezantoi smartfonin e ri për përdoruesit e moshuar, i cili ka një ndërfaqe të thjeshtë, operon me sistemin operativ Android, dhe ekrani i tij i ndjeshëm në prekje është i ndërtuar posaqërisht për të moshuarit.

Celulari F-12D është më i riu i linjës “RakuRaku”, një seri telefonësh me karakteristika më të thjeshta të dizajnuara për të moshuarit japonez. Fjala ‘rakuraku’ në japonisht nënkupton ‘e thjeshtë’ ose ‘e rehatshme’.

Kompania ka bashkëpunuar me Google për të përshtatur Androidin për këtë celular dhe të dy palët janë dakorduar që përdoruesit të mos obligohen të hapin llogari në Google, në mënyrë që të mos komplikohej përdorimi i celularit. Poashtu, ndërfaqja është mjaft e thjeshtë, shkrimi është i madh dhe butonët janë të lehtë për t’u përdorur.

Diferencimi i smartfonëve për t’ju përshtatur klientëve është strategjia e duhur në kohën kur këto lloj telefonash po përhapen me shpejtësi në të gjithë botën. Sharp, Sony dhe Samsung kanë filluar edhe ato të ofrojnë ndërfaqet e tyre të veçanta për t’u dalluar nga konkurrentët.

Ekrani me prekje i celularit të Fujitsu i është përshtatur edhe përdoruesve që janë të rinj në këtë teknologji, duke e përafruar atë me celularët e zakonshëm. Prekja e lehtë e ekranit bënë vetëm përzgjedhjen e linqeve apo ikonave, ndërsa për t’i klikuar ato nevojitet një prekje më e fortë. Poashtu, celulari është projektuar që të dallojë ‘prekjet e gabuara’. Pra nëse ekrani është prekur aksidentalisht, celulari nuk realizon asnjë komandë.

Në Japoni, kompania ka prezantuar celularin përmes aktores 55 vjeçare Shinobu Otake. Smartfoni pritet të lansohet në treg në muajin gusht.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit